Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vijon rinumërimi për Tiranën, PS e PD thellojnë humbjen, asnjë ndryshim në mandate
Nga 1282 kuti të qarkut Tiranë, në rreth 30% prej tyre ka përfunduar rinumërimi i votave për subjektet politike dhe kandidatët. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasqyron në grafikë se Partia Demokratike ka thelluar humbjen e votave, ndërsa kandidati që mban vendin e parë për vota të fituara në këtë proces rinumërimi është demokrati Ilir Alimehmeti, pikërisht kandidati që ngriti pretendimin për parregullsi në proces, duke iu kthyer në boomerang. Edhe Partia Socialiste ka humbur një përqindje të konsiderueshme votash, ndërsa kandidati që rreshtohet në vend të parë për humbjen më të madhe të votave është ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha....