Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes, tre prioritetet e Shqipërisë

Në Bazën Ajrore të Farkës vijon puna për Rivlerësimin Strategjik të Mbrojtjes (RSM) me fokus investimet në modernizim, vlefshmërinë ajrore sipas standardeve të NATO-s dhe arritjen e objektivave të vendosura në Samitin e Hagës. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri me dije se tre janë prioritetet e Shqipërisë. Së pari, modernizimi i Forcave të Armatosura, pra flotës, pajisjeve, teknologjisë dhe armatimit që nga meteorologjia e deri tek sistemet mbrojtjes. Së dyti, zhvillimi i infrastrukturës në bazat ajrore në Gjadër, Rinas, Farkë, Kuçovë dhe Vlorë. Kjo, siç bën me dije ministri, për të rritur sigurinë dhe efektivitetin e Forcës Ajrore në misione ushtarake dhe të mbrojtjes civile. Së treti, zhvillimi dhe specializimi i burimeve njerëzore. Kjo synohet përmes rihapjes së Shkollës së Aviacionit në Vlorë dhe...