Vijon protesta në ‘Dëshmorët e Kombit’, gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë

Vijon protesta në ‘Dëshmorët e Kombit’, gurë drejt policisë, efektivët përgjigjen me ujë

proteste ne bulevardin deshmoret e kombit TIRANË- Protesta në Tiranë vijon edhe pas rënies së natës, ndërsa situata në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë. Protestuesit janë pozicionuar përballë efektivëve, në anët e kundërta të bulevardit, me godinën e Kryeministrisë në mes. Grupe protestuesish disa prej tyre të maskuar, lëvizin në turma dhe hedhin gurë në drejtim të forcave të rendit. Policia e pozicionuar në formacion mbrojtës, ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Ndërkohë, tymi ka përfshirë një pjesë të bulevardit, duke krijuar një situatë të tensionuar në qendër të kryeqytetit. Përplasjet vijojnë, ndërsa protestuesit dhe efektivët mbeten të pozicionuar përballë njëri-tjetrit./ZËRI