Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar arrestimit në Maltë, 40-vjeçari shqiptar në gjendje kritike për jetën
Një 40-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi lënde narkotike në përpjekje për t’i shpëtuar arrestimit nga policia. Ngjarja ndodhi këtë të dielë rreth orës 11:00, në zonën e Gjirit të Shën Palit, në rrugën Triq il-Halel. Mësohet se, policia ndaloi automjetin pasi konstatoi se drejtuesi dhe pasagjeri nuk kishin vendosur rripat e sigurimit. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, gjatë kontrollit, efektivët gjetën te pasagjeri një dorezë metalike për grusht dhe një substancë të dyshuar si drogë. Kur policia tentoi ta arrestonte, 40-vjeçari bëri rezistencë dhe u përpoq të largohej, duke gëlltitur edhe lëndën e dyshuar narkotike. Ai u transportua me urgjencë në spitalin Mater Dei, ku u konstatua në rrezik për jetën. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit,...
Burimi:
gijotina.com