Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
“I kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime”. Këto janë fjalët e para të Odhise Dhimës nga paraburgimi, pas arrestimit të tij në Greqi për skandalin e dopingut në peshëngritje. Në një deklaratë për televizionin grek MEGA, 58-vjeçari kërkon ndjesë për pozitën e vështirë në të cilën ka vendosur familjen, por mohon se i ka dhënë qëllimisht substanca anabolike djalit të tij të mitur. Ai jep shpjegime edhe për preparatet e sekuestruara në banesën e tij, duke pretenduar se shumica janë të ligjshme. “I kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime, që i kam vendosur në një pozitë të vështirë për shkak të sjelljes sime të pamenduar. I kërkoj falje të gjithë qytetarëve që e kanë dashur Pirro Dhimën. Kam dy...
Burimi:
argjiroja.net