Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vijon procesi i numërimit të votave, PD kryeson në veri të vendit
👁9343
Procesi i numërimit të votave vijon ende në shumicën dërrmuese të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në të gjithë vendin. Sipas të dhënave të fundit nga gazetarët e Syri të vendosur në qëndrat e numërimit, ritmi i numërimit ka qenë i pandërprerë gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit. Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Demokratike është në avantazh në qarqe veriore të vendit: Shkodër e Kukës. Në këto zona, kutitë e numëruara deri tani tregojnë një epërsi të qëndrueshme të PD-së ndaj Partisë Socialiste, ndërsa forcat e tjera kanë mbetur në shifra më...