Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vijon prej 30 orësh zjarri në Pilur të Himarës, flakët drejt Porto Palermos
Prej më shumë se 30 orësh vatrat e zjarrit në zonën e fshatit Pilur të bashkisë së Himarës vijojnë të jenë aktive. Edhe pse për shuarjen dhe izolimin e flakëve është punuar si nga toka ashtu dhe nga ajri, zjarri është aktiv ende, duke djegur shkurre dhe pemë në kodrat e këtij fshati. Ndërkohë deri në mesditën e djeshme helikopteri ka vijuar të hedhë ujë për të shuar flakët, por zjarri i ndihmuar dhe nga era vijon të jetë aktiv. Zjarrëfikist dhe punonjësit e bashkisë së Himarës kanë mbajtur në kontrroll zjarrin që mos të përparojë drejt zonave të banuara,...