Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vijon pa rezultat kërkimi për 29-vjeçarin në Klos/ Mbi 500 persona të angazhuar, operacioni mbështetet edhe nga Kosova
👁10209
Kanë kaluar gjashtë ditë nga zhdukja e 29-vjeçarit Ardit Beshiri pas një rrëshqitjeje masive dheu në zonën e “Qafës së Burrelit” në Klos, por pavarësisht përpjekjeve intensive, trupi i tij nuk është gjetur ende. Deri tani, janë zbuluar vetëm disa veshje dhe mbetje të ekskavatorit me të cilin punonte i riu. Operacioni për kërkimin e tij mbetet i ndërlikuar për shkak të shtrirjes së rrëshqitjes në një sipërfaqe prej rreth 6 kilometrash dhe vështirësisë së terrenit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2025 rreth orës 14:30, pranë fabrikës së përpunimit të kromit në Klos....