Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon ngërçi politik në Kosovë. Dështon për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit
Edhe tentativa e 50-të për të konstituuar Kuvendin e Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po zvarritet prej muajsh tashmë. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të jetë pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00. Në thelb të bllokadës mbetet mosmarrëveshja për krijimin e komisionit që do të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit. LVV këmbëngul për kandidaturën e saj, Albulena Haxhiu, dhe për një votim të fshehtë, ndërsa PDK, LDK, Lista Serbe, AAK dhe Nisma vazhdojnë të...