Vijon momenti i artë për Max Verstappen, siguron “pole position” në Singapor para dy makinave Ferrari e Antonelli

Vijon momenti i artë për Max Verstappen, siguron “pole position” në Singapor para dy makinave Ferrari e Antonelli

10 Tetor 2026 16:37 Telesport Vijon momenti i mirë për pilotin holandez Max Verstappen, që pas triumfit në garën sprint mëngjesin e së shtunës siguroi edhe “pole position” në pistën e Marina Bay, i vlefshëm për Cmimin e Madh të Singaporit në Formula 1. Katër herë kampioni i botës në Formula 1, dha kohën 1’31”373, duke qenë më i shpejti në pistë. Në vendin e dytë, me 54 të mijëtat më shumë, u rendit makina Ferrari e Charles Leclerc, që do ta nisë garën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë u klasifikua makina tjetër Ferrari, ajo e Lewis Hamilton ndjekur nga kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes. Në vendin e pestë u rendit kampioni i botës në fuqi, britaniku...