Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon lufta e Trump me gjyqësorin, një gjykatës federal ka pezulluar sërish urdhrin e presidentit që heq të drejtën e nënshtetësisë në lind në SHBA
Një gjyqtar federal bllokoi përsëri urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump, i cili kërkon t’i japë fund të drejtës së shtetësisë për këdo që ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Të gjitha gjykatat e ulëta dhe gjykatat e apelit që janë marrë me urdhrin, një nga më të diskutueshmit e Trump, e kanë bllokuar atë, duke e konsideruar atë jokushtetues. Por Gjykata Supreme, pas një apeli nga administrata Trump, vendosi më 27 qershor se gjyqtarët federalë nuk kanë fuqinë për të bllokuar vendimet ekzekutive që ata i konsiderojnë të paligjshme në të gjithë vendin. Administrata nuk po i kërkonte Gjykatës...