Vijon edhe sot në Kosovë seanca për rastin “Banjska”, zbardhen dëshmitë e policëve

Vijon edhe sot në Kosovë seanca për rastin “Banjska”, zbardhen dëshmitë e policëve

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës edhe sot do të vazhdojë seanca për rastin “Banjska”. Seanca do të fillojë nga ora 09:30. Dëshminë i pari e nisi dje zyrtari i Policisë Elez Peci, i cili tregoi se si i ndjeri Afrim Bunjaku, më 23 shtator të vitit 2023 e kishte orarin si zakonisht, për të filluar me patrulla. Më pas, Peci rrëfeu si e kuptuan se mbi urën e fshatit Banjskë ishin vendosur kamionë për të bllokuar hyrjen. “Më 23 shtator të vitit 2023, orarin e kishte rreshteri i ndjerë, Afrim Bunjaku. Si zakonisht kemi filluar ma patrulla, edhe pse lëvizjet...
Burimi: Javanews.al