Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon “drama” Atalanta-Lookman! Pasi dorëzoi kërkesën për transferim tek Interi, ylli nigerian nuk paraqitet në stërvitje
Pas tensioneve, fshirjes së fotove me fanellën e Atalantës nga profili i tij në Instagram dhe deklaratës zyrtare me të cilën ai i kërkoi klubit të lejohej për t’u transferuar te Interi, sot nigeriani nuk është paraqitur në Zingonia për rifillimin e stërvitjeve me pjesën tjetër të skuadrës që është rikthyer në Itali pas fitores ndaj Leipzigut në një ndeshje miqësore. Pasi e ka anashkaluar drekën, sulmuesi ka munguar edhe në seancën stërvitore ku nuk do të stërvitej me ekipin, por do të kryente terapi të veçanta për shkak të një dëmtimi. Lookman, i cili të shtunën kishte shkuar rregullisht...