Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon aksioni për parkimet e parregullta në Vlorë, ‘mal’ me gjoba dhe lëvizje e mjeteve me karroatrec
Drejtoria e policisë së Vlorës vijon kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit, për evidentimin dhe ndëshkimin e parkimeve të parregullta që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve. Aksioni ka vazhduar çdo ditë, pa toleruar asnjë shkelje. Përveç vendosjes së masave administrative dhe tërheqjes së automjeteve me karroatrec, pronarët e mjeteve rrezikojnë edhe ndjekje penale, sipas përcaktimeve ligjore, për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit. Gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 masa administrative ( gjobë) si dhe heqja e makinave me karroatrec dhe bllokimi i makinave në pikat e grumbullimit ku pronari i makinës...