Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Çarja e bllokadave vazhdon, ecim
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, që vijon pa pushim në Tiranë dhe rrethe. “Çarja e bllokadave vazhdon! Ecim”, shkroi Rama krah videos së publikuar në rrjetet sociale. Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuare apo kanë zaptuar hapësirat publike në zonat bregetare duke vendosur çadra dhe shezlongë në kundërshtim me ligjin