Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend/ Rama publikon pamjet: Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo!?
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, ku shihet puna për lirimin e hapësirave. Me tone humoristike aq dhe ironizuese, kreu i qeverisë shkruan krahas postit “Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo?” Siç duket edhe nga pamjet, shihen njerëz teksa pu punojnë vetë për heqjen e shtesave nga ambientet e tyre, sipas urdhërit nga organet përkatëse Top Channel