Vijojnë zjarret në Korçë, 87 forca në terren, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse e vështirë

Vijojnë zjarret në Korçë, 87 forca në terren, ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse e vështirë

Prej disa ditësh, fshati Dishnicë në njësinë administrative Bulgarec, Bashkia Korçë, po përballet me një situatë të rënduar nga vatrat e zjarrit që vijojnë të jenë aktive. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dhe shkurre, duke shkaktuar dëme serioze në mjedis. Ndërhyrja për izolimin e vatrave është përballur me vështirësi të mëdha për shkak të terrenit të thyer malor, që pengon hyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonat më të përfshira nga flakët. Pavarësisht kësaj, operacioni në terren po vijon me angazhim maksimal. Në ndihmë janë vënë 87 forca në total, nga të cilat 45 janë efektivë të Forcave...