Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë largimet nga “Nisma Thurje”, kandidati Klajdi Pllaha: Idealizmi në këtë parti është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike
Vijojnë largimet nga “Nisma Thurje”, pas përplasjes së ashpër mes Endri Shabanit dhe Adriatik Lapajt për mandatin e vetëm. Kandidati Klajdi Pllaha shprehet se idealizmi në këtë parti është vënë në hije nga egoja personale apo papjekuria politike. “Mbase një ditë do të ndodhë një reflektim i thellë dhe i sinqertë nga dy drejtuesit e koalicionit, por për momentin, unë nuk mund ta përfaqësoj më Nismën Thurje”, shprehet ai. “Një mik i mençur më pati thënë dikur: “Për të njëjtën arsye pse hyn në një parti, për të njëjtën edhe del prej saj.” Në vitin 2021, kur u angazhova për...