Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë pë 31 qytetarë, nën hetim Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë pë 31 qytetarë, nën hetim Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

pamje nga protesta e 4 nëntorit TIRANË-Për të tretën ditë radhazi, Policia ka vijuar gjobitjen me vlerë 50 mijë lekë të vjetra për protestuesit. Në kuadër të tubimit të zhvilluar më 4 nëntor, janë gjobitur 31 protestues. Policia njofton se nën hetim në gjendje të lirë janë vënë Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, të cilët kundërshtuan punonjësit e policisë dhe nuk i vunë në dispozicion dokumentet e identifikimit për procesverbalin e gjobës. Dy aktivistët u shoqëruan në Komisariat gjatë momentit, ku disa protestues u përplasën fizikisht me efektivët dhe rrethuan furgonin e policisë, në përpjekje për të penguar largimin e tyre.Në orët e mbrëmjes Goxhaj dhe Lika u lanë të lirë. Njoftimi i policisë: Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm,...