Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vijojnë flakët masive në Finiq, evakuohen banorët e rrezikuar nga zjarri
Ekipet e zjarrfikësve, të mbështetura nga trupat e Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe me ndërhyrjen nga ajri, po punojnë për të vënë nën kontroll flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq. Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët dhe duke ndihmuar në evakuimin e përkohshëm dhe shoqërimin e banorëve brenda perimetrit të sigurisë së përcaktuar. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës dhe koordinimin me strukturat në vend për të garantuar eliminimin e rrezikut në zonë. Top Channel