Burimi:
Vizionplus.tv

Vijojnë bombardimet ruse në Ukrainë, vriten 4 civilë në Kharkiv
👁5245
Një tjetër sulm rus është regjistruar në Ukrainë, në rajonin e Kharkivit, ku si pasojë katër civilë humbën jetën. Guvernatori rajonal, Oleg Sinyukhubov, konfirmoi se një burrë 68-vjeçar dhe një grua 61-vjeçare u vranë nga zjarri i artilerisë në qytetin Kupyansk, që ndodhet shumë pranë vijës së parë të frontit. Ndërkohë, në fshatin Shevchenkove, rreth 30 kilometra larg frontit, një grua 77-vjeçare dhe një burrë 52-vjeçar humbën jetën nga granatimet me raketa të shumta. Pas sulmeve, Zyra e Prokurorit Rajonal hapi një hetim për krime lufte. Ky episod i dhunës ndodhi vetëm një ditë pas një tjetër sulmi të rëndë...