Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vihet në pranga një person për kultivim të bimëve narkotike në Librazhd, procedohet kryetari i fshatit
👁13017
Në kuadër të kontrolleve intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në Librazhd kanë evidentuar dhe goditur një rast të tillë. Një shtetas është arrestuar pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar rreth 150 fidanë bimë narkotike Cannabis Sativa. Fidanët janë asgjësuar përmes djegies. Gjithashtu, për kryetarin e fshatit Spathar është nisur procedim penal për “shpërdorim detyre”. Kontrollet dhe hetimet, të mbështetura edhe me teknologji si dronë dhe metoda proaktive, vijojnë në gjithë territorin e rrethit të Librazhdit. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. Top...