Vidhte vila, hotele e biznese, arrestohet hajduti ‘serial’ në Durrës

Vidhte vila, hotele e biznese, arrestohet hajduti ‘serial’ në Durrës

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit për vjedhje. Orgito Hajrullaj akuzohet si autori i disa vjedhjeve jo vetëm në qytetin bregdetar të Durrësit, por edhe në Tiranë. Blutë informuan se vetëm për muajin korrik, ai dyshohet se ka kryer 11 vjedhje në qytetin e Durrësit në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina. Orgito Hajrullaj rezultonte në kërkim po për vjedhje, ndërsa në momentin e arrestimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,...