Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese! Kapet hajduti serial
Një hajdut serial ka rënë në prangat e policisë së Durrësit. 21-vjeçari O.H., vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina. Autori i dyshuar, rezulton i dënuar më parë për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për disa ngjarje të tjera. Në total janë zbardhur 11 vjedhje të kryera në qarqet Durrës dhe Tiranë nga ky shtetas, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik. Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është neutralizuar...