Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vidhet xhamia e Dragostunjës në Librazhd, ‘skifterët’ marrin rreth 5 mijë euro
👁4721
Vidhet xhamia e fshatit të Dragostunjës në Librazhd, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të para të mësuara nga korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 5 mijë euro. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rastit.