Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vidhet kasaforta e një biznesi në Lushnjë! Hajdutët largohen me furgonin e kompanisë, por përfundojnë në kanal
Furgoni i kompanisë LUSHNJË-Një biznes në afërsi të Golemit, në Lushnje, është bërë shënjestër e një grabitjeje gjatë natës. Raportohet se autorët kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë marrë kasafortën, ndërsa për transportin e saj kanë përdorur një nga furgonat e kompanisë. Tentativa e tyre për t’u larguar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Në përpjekje për të ikur, hajdutët humbën kontrollin e furgonit dhe përfunduan në një kanal, duke lënë pas mjetin e vjedhur në dalje të fshatit Golem i Vogël, pranë autostradës. Autorët kanë braktisur furgonin e vjedhur dhe janë larguar me një tjetër mjet. Sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje Rrogozhinë. Ende nuk dihet se sa para kanë qenë brenda në kasafortë dhe Policia po shqyrton kamerat...