Vidhen 26 orë ari të shekullit të 18-të nga pallati historik në Torino, vlera e tyre rreth 150 mijë euro
Hajdutët shënjestruan pallatin historik të Venaria Reale, në periferi të Torinos në Itali. Ata vodhën 26 ora të shekullit të 18-të, me një vlerë totale prej rreth 150,000 eurosh. Autorët e krimit arritën t’i merrnin sendet pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, alarmeve dhe pranisë së rojeve të armatosura. Orët, të prodhimit anglez dhe francez, ishin të punuara nga ari dhe smalti dhe mbaheshin në një vitrinë të veçantë në Sallën e Audiencës së Dukës së Savojës. Sipas informacioneve, thuhet se në vjedhje kanë marrë pjesë të paktën tre persona, të cilët hynë me forcë në pallat pak pas orës 2 të mëngjesit, me fytyrat e mbuluara. Veprimet e tyre besohet se janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së kompleksit. Pamjet filmike po shqyrtohen nga...
Burimi:
javanews.al