VIDEOLAJM/ Narkopolicia e Ramës dhunon barbarisht protestuesit paqësorë
Forca të shumta policore, të armatosura rëndë, kanë dhunuar barbarisht protestuesit paqësorë. Pamjet tronditëse tregojnë momentet kur policia përdor dhunë disproporcionale ndaj protestuesve të mbledhur përpara Kuvendit. Pavarësisht se janë arrestuar me dhunë, protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë pranë Kuvendit, duke e mbajtur zonën të rrethuar. Ata kanë hedhur vezë ndaj ligjvënësve të mazhorancës socialiste. Tensionet vijnë në nisje të sezonit të ri të Kuvendit. Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës prej më shumë se 100 ditësh.
Burimi:
syri.net