VIDEO/ Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet helikopteri

VIDEO/ Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, kërkohet helikopteri

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrja nga ajri dhe trupa të armatosura. Nga monitorimi i strukturave të Bashkisë Vlorë, mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, është njoftuar Shërbimi Zjarrfikës për një vatër zjarri të aktivizuar në zonën e Sotiranit, në fshatin Dukat, Njësia Administrative Orikum. Aktualisht në terren po punojnë 10 forca zjarrfikëse dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor. Për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, forcat në terren e kanë të vështirë ta vendosin situatën nën kontroll.
Burimi: Syri.net