VIDEO/ Zjarr në tregun ambulant të Durrësit

VIDEO/ Zjarr në tregun ambulant të Durrësit

Foto nga vendngjarja DURRES- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme tregun ambulant në zonën e plazhit në Durrës, duke shkaktuar panik mes tregtarëve sezonalë dhe qytetarëve të pranishëm në zonë. Sipas informacioneve paraprake, nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve, ndërkohë që shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit./ZËRI
Burimi: Zeri.ai