Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Zjarr në një banesë në ‘rrugën e Ersekës’, plagoset pronari
Zjarr në një banesë në zonën e quajtur ‘Rruga e Ersekës’. Mësohet se i zoti i shtëpisë ka mbetur i lënduar lehtë ndërsa zjarri ka nisur në ambientet e brendshme të banesës. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje për fikjen e zjarrit ndërsa ka mbërritur dhe policia për zbardhjen e rrethanave. I lënduari u mor nga ambulanca për tu çuar drejt spitalit të Korçës.