VIDEO/ Zjarr i madh në Qafë Buall, flakët shkaktojnë probleme edhe në rrugën e Arbrit

VIDEO/ Zjarr i madh në Qafë Buall, flakët shkaktojnë probleme edhe në rrugën e Arbrit

  Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një masiv pyjor me pisha në Qafën e Buallit. Zjarri i ndihmuar nga thatësira dhe era është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë djegur disa hektarë me pisha dhe ka përshkuar disa hektarë me bimësi barishte e shkurre. Menjëherë është ndërhyrë nga forcat zjarrfikëse, por edhe pse ka qenë shumë afër rrugës së Arbrit e kanë pasur të pa mundur shuarjen. Rreth pasdites është ndërhyrë me një helikopter të FA, i cili po punon për vënien nën kontroll të situatës.