VIDEO/ Zhegrova ka rilindur! Jep asist për Juventusin, vulos fitoren kundër Atalantës
Edon Zhegrova duket se ka rilindur këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është shfaqur sërish protagonist për Juventusin. Pas dy golave të shënuar javën e shkuar, mbrëmjen e sotme ai ka ndihmuar ekipin me një asist. Bardhezinjtë kanë mpshtur Atalantën me shifrat 2-0. Ndeshja u zhbllokua nga Konseisao në minutën e 28, ndërsa në të 77 goli nisi nga këmba e Zhegrovës. Ky i fundit ekzekutoi me përsosmëri një goditje nga këndi, e cila më pas u shndërrua në gol nga Bremeri./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com