Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Zbardhet sherri në mitingun e Berishës, djali i Luçiano Boçit përfundon në spital! Demokratët rrahën njëri-tjetrin
👁4561
Djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë gjatë incidenteve te mitingun elektoral ne Elbasan. Mediat konfirmojne se ai ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim. Sipas informacioneve te para, raportohet se shtetasi ne fjale ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze. Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. Nga informacionet e deritanishme incidenti ka ndodhur per shkaqe banale mes militanteve te PD gjate mitingut permbylles.