Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
VIDEO/ Vlorë, shi në kulmin e sezonit veror
Aktualitet E Martë, 5 Gusht 2025 19:05 Vlora është përfshirë nga një stuhi me rrebeshe shiu pasditen e kësaj të marte, edhe pse në kulmin e sezonit veror. Si pasojë e shndërrimeve të befasishme klimatike teksa turistët e qytetarët janë ndodhur në plazh, brenda pak minutash qielli është ngrysur dhe shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë kanë përshkuar qytetin bregdetar. Reshjet e shiut të rëna me intensitetë të lartë për pak minuta kanë bërë që në rrugët e qytetit të ketë prezencë të lartë të ujit.