Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Vllaznia “magjike” në Conference League, fiton ndaj Vikingurit në ndeshjen e parë
Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë. Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën dy herë portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojnë si duhet. Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat, me golin e tij në të 67-tën. Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, çerek ore nga fundi. Takimi i kthimit luhet...