VIDEO/ Vjedh automjetin në Sarandë dhe i heq targat, arrestohet 31-vjeçarja

VIDEO/ Vjedh automjetin në Sarandë dhe i heq targat, arrestohet 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet nga vendparkimi i një hoteli në lagjen nr. 1. Ajo u kap nga Policia vetëm 30 minuta pas vjedhjes, teksa drejtonte makinën pranë tunelit të Skërficës. Gjatë veprimeve, policia sekuestroi automjetin, ndërsa targat e tij u gjetën në një kazan mbeturinash, ku dyshohet se i kishte hedhur autorja. Shtetasja e arrestuar për veprën penale "Vjedhja" është Elena Sela, 31 vjeçe, është me origjinë nga Korça por banon në Sarandë. NJOFTIMI I POLICISË: Sarandë - Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, në lagjen nr. 1., kapet pas 30 minutash, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 31-vjeçarja. Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe targat e tij,...