Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi
👁5916
Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit. Raportohet se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ). Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.