VIDEO/ Urdhëruan heqjen e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF-së, përplasen me policinë

VIDEO/ Urdhëruan heqjen e flamujve të UÇK-së në ndeshjen me Serbinë, aktivistët protestë para FSHF-së, përplasen me policinë

Disa aktivistë dhe tifozë të kombëtares shqiptare të futbollit protestuan të enjten përpara zyrave të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku nuk munguan përplasjet me policinë dhe sigurinë. Reagimi i tifozëve vjen pasi FSHF urdhëroi që asnjë simbol i UÇK-së (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), flamur apo fanellë, të mos ishte në stadiumin “Arena Kombëtare” për ndeshjen kundër Serbisë. Pamjet kur policia tërheq me forcë flamujt nga stadiumi, apo edhe largimi i tifozëve me bluzat e UÇK-së nuk ishin të hijshme, me përgjegjësit që ishin organizatorët, në këtë rast FSHF-ja. Për këtë ngjarje, disa tifozë shkuan të enjten mbrëma në zyrat e FSHF-së në Tiranë dhe vendosën flamujt...
Burimi: Javanews.al