VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

VIDEO/ Trupi i Ratko Mlladiç mbërrin në Beograd me avionin qeveritar serb! “Kasapi i Bosnjës” do prehet në varrezat pranë të bijës

Trupi i të pandehurit të dënuar për gjenocid dhe krime lufte, “Kasapit të Bosnjës” Ratko Mlladiç, u transportua në Beograd me një aeroplan të qeverisë serbe. Në fluturimin nga Haga, trupi i Mlladiçit shoqërohej nga djali i tij Darko, mbesa e tij Anastasia dhe Ministri serb i Drejtësisë Nenad Vuiç. Në disa pika të autostradës ku kalonte automjeti që mbante trupin e Mlladiçit, qytetarët varën pankarta të mëdha me shkrimin: “Ratko Mlladiç, hero serb”. Sipas mediave pro-qeveritare, funerali do të zhvillohet të hënën e ardhshme, më 7 shtator. Shërbimi mortor do të mbahet në Kishën e Shën Lukës në lagjen Vidikovac të Beogradit, ku jeton familja e Mlladiçit. Nga e hëna në mëngjes deri në orën 12:00, qytetarët do të jenë në gjendje të bëjnë...