VIDEO/ Trump përjeton momentin e sikletshëm gjatë tubimit elektoral, presidenti ndalon fjalimin për shkak të syrit: Do thonë se jam shumë i sëmurë…

VIDEO/ Trump përjeton momentin e sikletshëm gjatë tubimit elektoral, presidenti ndalon fjalimin për shkak të syrit: Do thonë se jam shumë i sëmurë…

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërpreu për pak çaste fjalimin e tij elektoral në Daytona Beach të Floridës, pasi pati vështirësi të mbante syrin hapur dhe u detyrua ta fshinte me një pecetë të lagur me ujë. Momenti ndodhi rreth një orë pas nisjes së aktivitetit, ku Trump po mbante një tubim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit, që do të zhvillohen të martën në SHBA. “E keni problem? Kam diçka në sy, shikoni”, u tha ai të pranishmëve, përpara se të përdorte pecetën për të pastruar syrin. “Ah, shumë më mirë tani”, shtoi presidenti, i cili më pas hodhi pjesën tjetër të ujit drejt publikut. Ai vijoi me një koment për pikat e syve, duke thënë se do të dëshironte t’i kishte me...