VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

VIDEO/ Tronditet Holanda, 1 i vrarë dhe 34 të arrestuar pas luftës mes bandave! Autorët kanë lidhje me ‘bosin’ e drogës në arrati

Një person ka humbur jetën dhe dy efektivë policie janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri në një fshat të vogël në lindje të Holandës. Policia ka arrestuar 34 persona në lidhje me ngjarjen, e cila dyshohet se mund të ketë lidhje me një bos të njohur të trafikut të drogës. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në Overasselt, pranë kufirit me Gjermaninë. Pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë dhjetëra persona të maskuar, disa prej të cilëve të armatosur me armë të rënda, duke lëvizur nëpër një zonë të banuar përpara se të largoheshin pas shkëmbimit të zjarrit. Policia njoftoi se ka arrestuar 34 persona, mes tyre shtetas të Holandës, Francës, Belgjikës dhe Algjerisë. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Kryetarja e...