VIDEO/ Tirana nëntë orë në kaos dhe arenë lufte, i vihet zjarri institucioneve, bankave dhe bizneseve! Xhama të thyer, shkatërrime dhe dëme
Protesta jashtë kontrollit. Kaos, zjarr dhe tym në rrugët e Tiranës. Qendra e kryeqytetit është përfshirë nga akte të dhunshme, me protestues të maskuar që prej orës 12:00 sulmojnë me gurë e molotovë institucionet shtetërore, bankat, bizneset dhe efektivët e Policisë. Aktet e dhunës kanë përshkallëzuar te dy prej institucioneve më të rëndësishme, Kuvendi dhe Kryeministria, ndërsa u dogjën Ministria e Ekonomisë dhe Arsimit. Dhjetëra të shoqëruar. Protestuesit shkatërruan një prej dyerve të kuvendit. Edhe Kryeministria nën sulm me molotovë. Në shënjestër të protestuesve ka përfunduar edhe Piramida. Protestuesit kanë thyer xhamat e bizneseve. Xhama të bërë copë e çikë, vazo të rrëzuara në tokë, orendi të kthyera përmbys dhe dyer të shkatërruara, janë një bilanc i shpejtë i dëmeve të shkaktuara nga protestuesit brenda...
Burimi:
javanews.al