
VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Mianmar, si duken pamjet e qytetit të Mandalay para dhe pas goditjes së fuqishme natyrore
👁8540
Imazhet satelitore para dhe pas zbulojnë shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter që goditi Mianmarin të premten, me qendër pranë qytetit të dytë më të madh të vendit, Mandalay. Imazhet e publikuara nga Guardian tregojnë ndërtesa të dëmtuara, ura të shembura dhe rrugë të shtrembëruara në të gjithë Mianmarin qendror. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për një periudhë të tretë 24-orëshe, me ekipe vendase dhe ndërkombëtare që bëjnë përpjekje të shumta për të gjetur të mbijetuarit nën rrënoja. Numri tragjik i deritanishëm përfshin të paktën 1,700 të vdekur, mbi 3,400 të plagosur...
Burimi:
Top-Channel.tv