Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Tërmeti me magnitudë 8.8 godet Rusinë, Cunami mbërrin në brigjet e Petropavlovsk-Kamchatsk
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 i shkallës Rihter goditi Gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë, të mërkurën në mëngjes, në orën 01:35 sipas kohës tonë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej 131 kilometra në juglindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky. Fillimisht, USGS e kishte vlerësuar tërmetin me magnitudë 8.0, por më vonë e përditësoi në 8.8. Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) raportoi një magnitudë prej 7.6 ballë sipas shkallës Rihter. Tërmeti ishte i cekët, me thellësi 19.3 kilometra, dhe u ndje në të gjithë Gadishullin Kamchatka. Ekipet e emergjencës ndodhen në gatishmëri ndërsa situata...