(VIDEO) Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por…

(VIDEO) Të rinjtë sherr me thika në Vlorë, një vajzë tenton t’i ndajë, por…

Ngjarja ndodhi në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës. Kristi Konstadini dhe Indrit Halili u përfshinë në një sherr, që përfundoi në përdorimin e thikave. Sikurse duket në video, një vajzë përpiqet të ndajë të rinjtë, po këta të fundit vazhdojnë të godasin njëri-tjetrin, duke rrezikuar edhe vajzën. Pas ngjarjes, të dy u dërguan në spital, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa më pas iu komunikua masa e arrestit. Gjendja shëndetësore e të plagosurve raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. gijotina.com/