“Video të manipuluara me IA në emër të mjekut Flamur Topi”, AMA ngre alarmin: Synojnë t’u marrin të dhënat bankare
Flamur Topi TIRANË-Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të dyshuar mashtrimi në Facebook, ku përdoren pa autorizim imazhi dhe zëri i mjekut të njohur Flamur Topi. Në rrjetin social janë një sërë videosh të manipuluara me inteligjencë artificiale që reklamojnë në Facebook produkte farmaceutike për prostatën me zërin dhe imazhin e mjekut Flamur Topi, por sipas AMA-s, qëllimi është përvetësimi i të dhënave bankare të qytetarëve. Sipas njoftimit të AMA-s, institucioni është vënë në dijeni nga familjarët e mjekut Flamur Topi se në Facebook po publikohen video që përdorin pa autorizim imazhin dhe zërin e tij. Materialet dyshohet se janë krijuar duke marrë fragmente nga emisionet e vjetra “Trupi dhe shëndeti”, të transmetuara në RTSH, dhe duke manipuluar me inteligjencë artificiale...
Burimi:
zeri.ai