VIDEO/ Taulant Ballës nuk i ndahet shpirti nga miku i tij, Mond Bego

VIDEO/ Taulant Ballës nuk i ndahet shpirti nga miku i tij, Mond Bego

Taulant Balla ka vendosur që ti bëjë reklamë mikut të tij, Edmond Bego. Gjatë ditës së sotme në orarin kur Tirana u përfshi nga reshje shiu, Balla i ka bërë një reklamë lokalit të mikut të tij, Bego në zonën pas stadiumit kombëtar. Siç edhe duket nga pamjet, Balla ka dashur të tregojë se, ndodhej brenda lokalit ‘Hilton’ të mikut Edmond Bego. Lidhjet Balla-Bego janë denoncuar shumë herë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndër vite. Bego është i njohur gjerësisht nga publiku pas akuzave të opozitës për aferat e tij në zgjerimin e Lanës, për privatizimin e tokave...