Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Tabaku nga Como: Integrimi është detyrë kombëtare dhe PD e gatshme të punojë për të
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë. Me anë të një video mesazhi Tabaku thotë se, duhet të nisë një debat kombëtar për integrimin e vendit në BE. ‘Shqipëria është në një fazë dhe moment delikat: integrimi nuk është slogan! Nuk është platformë propagande! Integrimi është vullnet politik për reformat që i duhen Shqipërisë dhe përmisojnë jetën...