Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Spektakël i Cityt, gola pa limit ndaj Juventus në Botërorin e Klubeve
Manchester City ka triumfuar 2-5 ndaj Juventusit, në përballjen e vlefshme për Botërorin e Klubeve. Doku zhbllokoi ndeshjen, ndërsa pak më vonë iu kundërpërgjigj Koopmeiners. “Qytetarët” mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas autogolit të Kalulu. Në pjesën e dytë, Haaland, Foden dhe Savinho thelluan shifrat për anglezët, ndërsa goli i Vlahovic shërbeu si ngushëllim. City e mbyll fazën e grupeve me 9 pikë në vendin e parë, ndërsa Juventus në vendin e dytë me 6 pikë. Al Ain pozicionohet në vendin e 3-të me 3 pikë, pas fitores 2-1 ndaj Wydad (0 pikë)